E papritur! Einxhel lë shtëpinë e “Big Brother VIP”

BB VIP – Mbrëmjen e djeshme, teksa të gjithë banorët po argëtoheshin dhe po luanin, Einxhel Shkira është rrëzuar keq dhe ka vrarë krahun.

Në videot e publikuara në “Intagram”-in e “Big Brother VIP” duket qartë se si është rrëzuar moderatorja, e cila ka thënë: “Theva krahun”.

Ditën e sotme, “Vëllai i Madh” a zbuluar se Einxhel ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme, por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.

Për këtë arsye, ajo duhet të niset drejt spitalit, duke u detyruar që të lërë për pak kohë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Por sigurisht që gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, Shkira do të jetë e monitoruar nga kamerat.

Burimi: Gazeta Shqip