Ana Lleshi dhe Arjon Luli u përfshin në një skandal sezonin e shkuar të “Për’puthen”.
Arjoni publikoi imazhe të tij dhe Anës në shtrat duke e akuzuar atë për mashtrim.
Ana nga ana tjetër tha se kishte shkuar te Arjoni, sepse ai nuk ndihej mirë dhe se për këtë do të përballen në gjykatë.
Sipas Arjonit, përballja u mbyll në favor të tij, pasi nuk ishin prova të mjaftueshme nga ana e Anës për të nisur një padi, ndërsa tani Ana mesa duket ka nisur një padi tjetër.
Në faqen e “Për’puthen” Arjoni ka komentuar se pas 1 muaji do të përballet me Anën në gjykatë, e cila e akuzon për përndjekje.
I ftuar në “n’Kosovë Show” Arjoni tregoi se i erdhi mirë që fotoja u publikua, për të treguar fytyrën e vërtetë të njerëzve.
Burimi: Gazeta Shqip