Modelja Beniada Nishani është ndër të paktat konkurrente në shtëpinë e “Big Brother VIP”, që nuk e konsumon duhanin
Ajo asnjëherë nuk i ka shoqëruar banorët, por kësaj radhe Donald Veshaj e bindi që të pijë një cigare, provë që për bukuroshen nuk shkoi aspak mirë:
Donaldi: Duhet ta vesh në gojë
Beniada: Mos ma digj hundën
Beniada e pyet si ta thithë, por pasi Donaldi ia tregon, ajo mbytet.
Einxhel: Po pi cigare? Me çfarë rasti? Unë i jam lutur dhe më ka thënë që nuk e fus në gojë.
Beniada: Çfarë shije, nuk më pëlqen
Arjola: Unë të sugjeroj ta lesh, se kushdo që të sheh tani me cigare…
Beniada: Do habitet
Einxhel: Nuk është aq keq ë?
Beniada: Nuk ka kuptim fare, ka shije shumë të shpifur