Motrat Kardashian-Jenner janë kritikuar shpesh për përdorimin e fotoshopit në fotot që postojnë në rrjetet sociale, ndërsa ndjekësit e vëmendshëm kanë vënë re gabime në imazhe nga programi editues.
Teksa po shijon ditët buzë detit, Kim Kardashuan postoi disa foto me bikini dhe brenda pak sekondash fansat vune re që diçka nuk shkonte me gjurin e saj.
“Kush e editon kështu një këmbë? A është në rregull këmba jote?”- ishin disa prej komenteve më të shpeshta që e detyruan Kim-in ta fshinte fare foton.