E quan kunat Dj Dagz? Vëllai i Einxhel Shkirës zbulon nëse e ka takuar: Besoj se..

Ftesë në 5 – Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, janë një nga çiftet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Fillimisht moderatorja hezitoi që të tregonte ndjenjat ndaj Arbërit, por me kalimin e kohës marrëdhënia e tyre ndryshoi. Ata pranuan se janë çift dhe nuk munguan as momentet intime mes tyre.

Lidhur me rrugëtimin e Einxhel në “Big Brother VIP” ka folur vëllai i saj, i cili gjithashtu ka komentur edhe lidhjen me Dj Dagz.

Alois Shkira ishte dje i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku theksoi se ajo është një shembull që duhet ndjekur për lojën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Unë them që Enxhi ka hyrë aty me mesazhin për t’u dhënë një zë femrave dhe mendoj që ia ka arritur duke pasur parasysh edhe si i ka shkuar rrugëtimi aty brenda. Edhe mendoj që është një shembull që duhet ndjekur. Luftoi fort, ndenji mirë në të gjitha debatet dhe gjërat që ndodhin aty”, u shpreh vëllai i moderatores.

Gjatë bisedës moderatorja e pyeti edhe nëse e kishte takuar DJ Dagz, të dashurin e motrës së tij brenda BB VIP. Ai rrëfeu se nuk e ka takuar me pasi ka qenë i angazhuar në punë duke mos dhënë ende detaje rreth mendimit të tij për ish-banorin.

Biseda:

Bieta: A e ke takuar Dj Dagz?

Alois: Akoma jo. ’Për arsye te punës, kam qenë shumë i zënë këto ditë. Besoj se do t’i gjej në kohën në vijim.

Bieta: E quan kunat?

Alois: Do ta themi kur të dalë Einxhel.

Burimi: Gazeta Shqip