BB VIP – Banori që mbrëmë la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP” është Arbër Sulstarova.
Teksa po jepte intervistën e tij të parë në studion e madhe, tenisti u shpreh se raporti i krijuar me Ilirin mund ta ketë penalizuar.
“Mendoj se jam penalizuar nga fakti që u lokalizova me Ilirin. Por nuk kam asnjë peng nga ky fakt, mua më kanë lidhur mendimet me të. Kam fituar një mik të mirë”, tha Arbëri.
Ky i fundit shtoi më pas se hyrja me vonesë ka sjellë vështirësinë për tu përfshirë në rrjedhën e lojës.
“Aty gjithçka është ndryshe, ka shumë ngjyra, shumë ngjarje. Ne hymë me vonesë dhe duhet të krijonim shumë dinamika. Rrjeta tashmë ishte krijuar dhe nuk të lejonte të depërtoje”, u shpreh ai.
Burimi: Gazeta Shqip