“Deri kur…”, Beniada e dënuar por ka neps për ëmbëlsira, nis përgatitjet të gatuajë vetë

Beniada kishte kërkuar ëmbëlsira ditët e fundit, por pasi gatimet e shijshme erdhën, nuk mund t’i konsumonte.

Kjo për shkak të dënimit që konkurrentja mori pasi kishte dëmtuar gjatë javës një nga raftet e dollapit.

Këtë mëngjes, Beniada pyeti se “për sa kohë, nuk mund të hajë nga ëmbëlsirat”. Ndërkohë, ajo nisi të mendojë për një ëmbëlsirë që mund ta konsumojë vetë. Modelja mori librin e recetave të Arbana Osmanit, ndërsa tha se do të bëjë një recetë të shijshme, që nuk do e ndajë me të tjerët, pasi ata shijuan ëmbëlsirat e pastiçerisë.