Pandemia dhe moti i keq ndërpret punën e ambasadave shqiptare në pesë shtete

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid 19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

Në raste emergjencash, kontaktoni në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456
Ankara: +905449622617
Mynih: +4915237913997
Romë: +393420498192
Athinë: +306941658183