Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja njoftoi këtë të martë se ka kërkuar shkrirjen e Drejtorisë së Kadastrës së Durrësit.
Në një konferencë për shtyp, Manja tha se hetimet janë bërë nga zyra Anti-korrupsion dhe çdo dosje ka rezultuar me shkelje.
“Meqenëse sot ka dalë dhe raporti i TI dua të them se kemi filluar ta studiojmë me hollësi. Është një shtysë më shumë në punën tonë. Shtysa e parë është shërbimi ndaj vendit.
Desha të ndaj me ju sot ka të bëjë me Kadastrën, legalizimet. Që në fillim të herës kemi çuar si masë për shkarkim nga detyra pothuaj të gjithë drejtorinë. Kemi referuar drejtorit të përgjithshëm shkrirjen e kësaj drejtorie. Janë 2015 dosje legalizime objektesh që janë marrë në shqyrtim nga inspektorët tanë. Ka rezultuar se në këto dosje mungonin dokumentacionet më të rëndësishme që kërkon ligji.
Sa për dijeni, dua të sjell në vëmendje se emetimi i lejes së legalizimit pa pasur në dosje dokumentacionin e plotë është në kundërshtim me ligjin. Emetimi i lejes pa evidentuar periudhën e ndërtimin është në kundërshtim me ligjin. Pas drejtoria antikorrupsion ka nisur kontrollet drejtori në Durrës është përpjekur ti ribëjë dosjet me të dhëna të ndryshuara. Kjo e rëndon më shumë situatën. Ministria e Drejtësisë ka bërë tani kallëzimet përkatëse”, tha ai.
Ministri i Drejtësisë njoftoi gjithashtu edhe dy raste të tjera abuzive në drejtorinë e Kadastrës në Sarandë. Manja tha se janë bërë gati kallëzimet dhe se të dy rastet bëjnë fjalë për mosrespektim të vendimit të gjykatës.
“Rasti tjetër që është marrë në shqyrtim i takon drejtorisë vendore të Kadastrës së Sarandës. Janë dy raste për dy shtetas për të cilët është kallëzuar ish drejtori.
Në rastin e parë ish detyroi dhe ish përgjegjësi pavarësisht vendimet të gjykatës për pezullimin e procesit të legalizimit Kadastra ka vijuar me legalizimin edhe pse ka ka pasur një vendim gjykate për pezullim.
Objekti i legalizuar rezulton se nuk plotëson kriteret duke zënë me ndërtim dhe bllokuar rrugën e parashikuar sipas studimit urbanistik të bashkisë.
Rasti i dytë sërish një kundërvënie me vendim gjykate. Punonjësit e Kadastrës në Sarandë e konsiderojnë veten mbi gjykata. Kanë dhënë leje pavarësisht se godina e legalizuar prek infrastrukturën rrugore”, u shpreh Manja.