Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”, duke treguar si ndihet tani.
Ajo ka folur dhe për marrëdhënien me Donaldin, ku shpreh e bindur dhe e sigurt për marrëdhënien që ka krijuar brenda shtëpisë.
“Dua ta nis këtë shkrim me një falenderim për të gjithë ju që më falni ngrohtësi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time. Nuk do gënjej, jo çdo gjë është fushë me lule, tranzicioni në jetën reale sigurisht ka vështirësi, por kam fatin të jem pjesëtare e një familjeje që më gjendet pranë për çdo moment dobësie përgjatë përshtatjes.
Donaldin po e ndjek nga jashtë. E kam suportuar, do jem tifozja e tij e parë dhe siç e thashë, i qëndroj mendimit që ai duhet ta fitojë BBV. Përsa i përket marrëdhënies tonë, kam lexuar pak si është parë nga jashtë.
I kuptoj dhe ata që kanë qenë pro edhe deri-diku ata kundër-duke qenë se marrëdhënia jonë ka lindur pastër në një show ku ndjekësit janë lidhur me protagonistët dhe mendojnë se kanë të drejtën e opinionit dhe gjykimit mbi të gjithë ne brenda apo jashtë shtëpisë. Sot është dita ime e katërt jashtë asaj shtëpie dhe nëse Donaldi do ma zgjaste dorën që të hidheshim bashkë, do e bëja po prapë”.
Beatrix rrëfen se aktualisht ka gjetur qetësi te muzika.
“Ju kërkoj ndjesë për lënien pas dore të rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mospërgjigjen e mesazheve, por realisht kam nevojë edhe për pak kohë që të rigjej gravitetin tim. Mund t’ju tregoj që përgjatë këtyre ditëve terapia ime ka qenë pasioni dhe arsyeja përse unë jetoj, muzika. Po hedh çdo mendim dhe ndjenjë në letër dhe nota. E di që Monika dhe Arjola do jenë shumë të lumtura kur ta marrin vesh ha ha”.
Beatrix u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP” të premten, ndërkohë prej katër ditësh nuk komentoi as më rrjetet sociale dhe as nuk u bë pjesë e “Big Brother VIP Fan Club” të dielën.