Arbri, një nga konkurrentët më të rinj të “Big Brother VIP” la sonte përfundimisht shtëpinë.
Një një televotim përballë Monika Lubonjës, publiku ka zgjedhur Arbrin për të eliminuar. Tre javët e qëndrimit të tij, artisti i përshkruan si eksperiencë të veçantë.
Si arsye të penalizimit, Arbri rëndit futjen “BBV” shumë vonë, pasi të gjithë konkurentët e tjerë ishin pozicionuar në shtëpi “Ata kishin krijuar rrjedhën e tyre. Ne duhet të krijonim vetë situata, të krijonim dinamikë“, shprehet artisti.