Shpërthim i fuqishëm në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armando Duka

Një shpërthim i fortë ka ndodhur këtë mbrëmje në lagjen numër 3  të Durrësit.

Shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e kreut të FSHF-së Armand Duka. Pranë derës së jashtme ishte vendosur lëndë plasëse.

Në momentin e ngjarjes brenda në shtëpi ka qenë vetëm bashkëshortja e Armand Dukës.

Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërsa pritet eshe grupi hetimor. Shpërthimi është dëgjuar në një pjesë të mirë të qytetit bregdetar.