Për’puthen – Gjatë ditës së djeshme, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bashkimi, ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes me Alvisën, me të cilën doli çift nga emisioni i dashurisë.
Postimi i tij në rrjetet sociale i habiti fansat e tyre, pasi ata dukeshin shumë mirë me njëri-tjetrin. Madje edhe në intervistat që kanë dhënë, ata flisnin me shumë pozitivitet për romancën e lindur në “Për’puthen”.
Por tani Bashkimi ka tregtuar se gjërat mes tyre nuk po ecnin, e si pasojë kanë vendosur që të mos jenë më bashkë.
“Njerëz të dashur desha tju informoja nëpërmjet këtij postimi që nga sot më nuk jam në një marrëdhënie me Alvisën. Më vjen shumë keq që gjërat shkuan kështu dhe gjithashtu më vjen keq për të gjithë ata që na kanë mbështetur që nga dita e parë.
Shpresova dhe mendova që pas gjithë asaj që kemi kaluar, pas gjithë atyre sakrificave, mendoja që jashtë gjërat do të ishin ndryshe. Nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e asnjë loje dhe nuk dua të jem, prandaj në momentin që e kuptova që pavarësisht çdo përpjekje kur gjërat nuk ecin, më mirë ti stoposh në kohë dhe të jesh i qetë me veten dhe i pastër me të tjerët.
I uroj gjithë të mirat asaj në jetë dhe asnjëherë nuk do ta hedh poshtë për atë që kemi kaluar në program.
Jeta vazhdon”, ishte postimi i tij.
Ndarja e tyre ka sjellë reagime të shumta në rrjet, ku nuk ka munguar as ai i ish-partnerit të Alvisës, Hyseni. Ky i fundit ka bërë një postim në “Instastory” ku shkruan:
“Gënjeshtra dhe mashtrimi kanë një datë skadence. E vërteta mbetet e vërtetë edhe nëse askush nuk e beson. Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe nëse të gjithë e besojnë”.
Burimi: Gazeta Shqip