Termometri në Vermosh, skajin më verior të Shqipërisë ka shënuar -23 gradë C këtë të hënë, ndërsa vendi po përballet me temperatura të ulëta dhe ngrica.
Problematika ka pasur me akset drejt Kelmendit, Fushë Arrëz, ndërsa drejtuesit e bashkive u kanë bërë thirrje qytetarëve që makinat të jenë të pajisura me zinxhirë.
Gjatë mbrëmjes së kaluar situata ka qenë e vështirë e sidomos në Vermosh për shkak të borës.
Në Theth termometri ka shënuar minus 18 gradë C.
Banorët e Vermoshit kanë kaluar disa orë pa energjie elektrike, ndërsa Vau i Dejës është përballur me probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.