“Na kanë tradhtuar”/ Andi dhe Melisa: Kemi blerë një tokë, do ndërtojmë vilën tonë

Mes shumë sfidave në fshat që dhuruan të qeshura dhe plot situata humori, Andi dhe Melisa në “Dhomën e Formalitetit” treguan detaje të pathëna më parë nga bashkëjetesa mes tyre.

E filluan me mallin për Arjan Konomin kur u rikthyen si çift në “Përputhen” me 2 Janar në Top Channel e duke vijuar me tej me tradhtinë e njerëzve, por jo vetëm…

Melisa: “Kush ka mundur na ka tradhtuar”.

Andi: “Shpirti im e di se ç’kam heq. Paçka se në tv ne nuk e shprehim, por në thelb jemi të ndjeshëm”.

Kur erdhi puna te propozimi për martesë fëmija, familja çifti nuk i kurseu “kritikat” për njëri-tjetrin.

Melisa: “Andi ende s’më ka propozuar për martesë dhe kur të vijë dita, dua të ma kërkojë dorën tek babi se jam pak tradicionale unë…”

Andi: “Kemi ende dhe pak kohë për t’u martuar, për t’u bërë me fëmijë etj. Kemi blerë një tokë dhe duam të ndërtojmë një shtëpi tonën diku në periferi”.

Burimi: Gazeta Shqip