Një adoleshent dyshohet të jetë autori i vrasjes së një 65-vjeçari këtë mesditë në Lezhë.
Lekë Lekgjonaj u qëllua për vdekje me armë zjarri nga 17-vjeçari, i cili pas krimit të rëndë është arrestuar nga policia.
Sipas policisë vrasja ka motive hakmarrjeje. Të miturit i kanë vrarë të atin në vitin 209, dhe vrasja është bërë nga vëllai i viktimës Lekë Lekgjonaj.
Ndërkohë policia gjatë kontrollit në banesën e autorit i kanë gjetur edhe një arme tjetër.
“17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin“, njofton policia.