Reperi Stresi ka shprehur qëndrimin e tij për marrëdhënien romantike që u krijua në shtëpinë e “Big Brother Vip” mes Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj.
Gjatë një interviste, ai ka treguar se ka një shoqëri shumë të madhe për aktorin e humorit dhe se nuk e gjykon. Sipas Stresit, është pikërisht Beatrix e cila ka vepruar gabim, duke patur parasysh komentet e saj në foton e ish të dashurës së Donaldit, Bora Zemani.
“Donaldi është shumë djalë i mirë, e kam dhe shok. Realisht e kam shumë shok, shkojmë shumë mirë me të. Nuk mund ta gjykoj se çfarë ka bërë Donaldi, po unë gjykoj Trixën shumë. Ky është realiteti shqiptar dhe femrës shqiptare, që bëjnë këto gjeste. Dikur Trixa ka qenë komentuese e fotove, puthjeve të Donaldit. Ky është një realitet i hidhur i joni. Ishte diçka e shpifur“, ka thënë ai për çiftin.
Stresi ka shprehur dhe më parë suportin e tij për moderatoren e “Përputhen”, Bora Zemanin, duke e përmendur në tekstin e një prej këngve të tij e duke e quajtuar “mbretëreshë”.