Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u prit me protesta në Durrës, ku do të zhvillonte një takim.
Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berishës thërrisnin “Basha ik”, ndërsa disa prej tyre janë përplasur me grupin që mbështet kreun e PD-së.
Është dashur ndërhyrja e policisë që konflikti mos të përshkallëzohej më tej.