Qëllon me armë drejt lokalit, identifikohet autori që tmerroi klientët 

Një shtetas, që është identifikuar tashmë nga policia, ka qëlluar me armë drejt një lokali në Shkodër.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg. Shtetasi me iniciale K. K. dyshohet se për motive të dobëta ka shtënë me armë drejt  një “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit N. D.

Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.