Vendi ynë do të përfshihet, nga kjo e premte, nga i ftohti polar, që do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave.
Deri të martën priten ditë shumë të ftohta ndërsa më pas do të ketë një tërheqje të valës.
Temperatura të ulëta deri në -15 gradë do të ketë në zonat malore. Ndërsa në bregdet do të regjistrohen temperature 0 apo -1 gradë.
Zonat e ulëta zbresin deri në -6 gradë ndërsa në Berat, Elbasan dhe Tiranë do të ketë temperature jo më shumë se -5 gradë. Reshje dëbore pritet të ketë vetëm në zonat malore.
Nga ana tjetër, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë deri të mërkurën do të mbyllen shkollat në vend për shkak të temperaturave ekstreme.