Gjendet në kanal pa shenja jete 64-vjeçarja! Arrestohet fqinji që dyshohet se e ka vrarë

Një 64-vjeçare është gjetur e vrarë sot në Kuçovë.

Trupi i pajetë i Fatime Sulit u në një kanal, në fshatin Havaleas. Policia. ka vënë në pranga shtetasin Fetah Marra, fqinji i viktimës, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 64-vjeçares. Dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal 64-vjeçaren.

Ndërkaq grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.