Gjashtë viktima dhe 2.670 raste të reja me Covid në Shqipëri

Gjashtë persona të infektuar me koronavirus të moshave nga 36 në 84 vjeç kanë humbur jetën, ndërsa janë shënuar 2.670 raste të reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Vitkimat janë një 36-vjeçar dhe një 84-vjeçar nga Saranda, dy qytetarë nga Tirana 62 dhe 80 vjeç, një 66-vjeçar nga Berati dhe një 67-vjeçar nga Gjirokastra.

Nga 9.485 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar 1.434 raste pozitive në Tiranë, 148 në Shkodër, 105 në Durrës, 101 në Vlorë, 75 në Elbasan, 51 në Fier, Sarandë, 48 në Kamëz, Gjirokastër, 44 në Lushnje, 37 në Krujë, 36 në Korçë, 35 në Kurbin, Pogradec, 32 në Berat, 27 në Tepelenë, 25 në Vorë, 24 në Lezhë, 21 në Devoll, 20 në Kuçovë, 18 në Mirditë, Mallakastër, 17 në Kavajë, Patos, 16 në Gramsh, 15 në Skrapar, 13 në Dibër, 11 në Vau i Dejës, Divjakë, Përmet, 9 në Kukës, Peqin, Tropojë, 8 në Kolonjë, 7 Konispol, Memaliaj, Prrenjas, 6 në Has, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cërrik, 5 në Mat, Belsh, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Shijak, Himarë, 2 në Pukë, Fushë-Arrëz, Rrogozhinë, Dimal, 1 në Bulqizë, Finiq, Libohovë, Maliq, Poliçan.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 24.105 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 2,152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 216,785 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Si masë kufizuese për të penguar përhapjen e koronavirusit, vazhdon të jetë në fuqi ora policore nga 23:00-06:0. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid 19.

Statistika (21 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2,670
Të shëruar në 24 orë 2,151
Të shtruar në spitale 134
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 9,485

Testime totale 1,614,613
Raste pozitive 244,182
Raste të shëruara 216,785
Raste Aktive 24,105
Humbje jete 3,292

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11,409
Fier 1,841
Elbasan 1,697
Durrës 1,628
Shkodër 1,649
Vlorë 1,471
Gjirokastër 1,132
Korçë 926
Lezhë 917
Berat 889
Dibër 284
Kukës 262