E quanin njëri-tjetrin vëllezër/ Donaldi “tradhtoi” Dj Dagz, PM reagon për herë të parë: Nuk e përsëris më…

BB VIP – Një zinxhir shpëtimi i nisur thuajse në fund të spektaklit të së martës të “Big Brother VIP”, ka bërë që në shtëpi të ketë shumë debate mes banorëve.

Si pasojë e këtij zinxhiri shpëtimi Dj Dagz doli në nominim përballë Einxhelit dhe pas një televotimi u largua përfundimisht nga shtëpia.

E gjithë kjo situatë nuk u komentua vetëm nga banorët VIP të shtëpisë më të të famshme në Shqipëri, por edhe jashtë saj ka pasur reagime të shumta. Madje duket se fansat e Dj Dagz dhe Dj PM kanë pasur më shumë arsye që të lënë komentet e tyre.

Ata e kanë cilësuar “tradhti” faktin që Donaldi, që e konsideronin mik, nuk zgjodhi Dagz-in, por Tanin. Dagz e shprehu hapur mërzitjen, Einxhel, partnerja e tij po ashtu.

Nga ana tjetër, PM nuk kishte reaguar dhe nuk kishte dhënë asnjë përgjigje për situatën. Por mbrëmjen e djeshme ai ka bërë një postim në “Instastory”, ku ka treguar qëndrimin e tij për këtë çështje.

Pajtimi shkruan se ka patur raporte të mira me të gjithë banorët, e s’ka aspak dëshirë të përfshihet në debate, duke lënë të kuptohet se tani e tutje nuk do të përkrahë veçanërisht asnjë prej tyre.

“Pershendetje t’gjitheve. Po shoh komente perkrahe ate, perkrahe kete. Me shume sinqeritet po ju them nje here dhe nuk e perseris me: Përderisa si PM e kam potencuar qe me t’gjithe banoret e shtepise e kam pas 1 RAPORT shume te mire, s’dua te perfshihem ne asnje lloj debati me askend “pse s’perkrahe ate apo ate”. Me te gjithe kam raporte shume te mira dhe ju uroj fitore te gjithe banoreve aty mbrenda dhe shume suksese ne karrieren e tyre jashte shtepise. Faleminderit t’gjitheve e me e se shumti atyre qe na perkrahen mbrenda shtepise. Ju don shoku PM shume”, shkruan PM në postimin e tij.

Burimi: Gazeta Shqip