BB VIP – Dj Dagz doli mbrëmjen e së martës në televotim “kokë më kokë” me partneren e tij, Einxhel Shkira. Ishin banorët ata që në një zinxhir shpëtimi nuk zgjodhën emrat e tyre për të shpëtuar.
Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga moderatorja e njohur, e cila u shpreh se “nuk priste që të shpëtonte atë, por Dagz”. Sipas saj, disa prej banorëve i kanë thënë “shok, vëlla” e në fund asnjëri prej tyre nuk e shpëtoi dot.
Nga ky televotim, publiku vendosi që të dilte Arbëri nga BB VIP. Pas daljes së tij, ai ka r4eaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.
“Falemnderit te gjitheve – per perkrahjen dhe dashnine! ??
Kjo eksperience nuk pershkruhet me fjale.
Fitova shume me shume, se sa e paramendoja.
Falemnderit @arbanao per fjalet, te cilat me kane vertetuar se qellimin tim e kisha arritur.
Falemnderit @bigbrotheralb_vip per mundesine, per te qene banor i shtepise me te madhe ne Shqiperi.
Me respekt,
DJ DAGZ”, shkruan Arbëri menjëherë sapo doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Burimi: Gazeta Shqip