Ish-Papa Bendekti dinte për abuzimet ndaj fëmijëve por nuk veproi, hetimi që zbulon skandalin

Papa Benedikti XVI dinte për priftërinjtë që abuzonin me fëmijët, por nuk arriti të vepronte kur ai ishte kryepeshkop i Mynihut nga viti 1977 deri në vitin 1982.

Në hetim i publikuar sot pohon akuzat.

Ai ishte i informuar për faktet,” tha avokati Martin Pusch, ndërsa firma ligjore Westpfahl Spilker Wastl njoftoi gjetjet e një hetimi mbi abuzimin historik seksual në Kryedioqezën e Mynihut gjatë disa dekadave.

Raporti u porosit nga vetë kisha.

“Ne besojmë se ai mund të akuzohet për sjellje të pahijshme në katër raste,” tha avokati Pusch. “Dy nga këto raste kanë të bëjnë me abuzime të kryera gjatë mandatit të tij dhe të sanksionuara nga shteti. Në të dyja rastet, autorët kanë mbetur aktivë në kujdesin baritor.”

Benedikt ka hedhur poshtë vazhdimisht pretendimet se ka mbuluar me vetëdije abuzimin, përfshirë në vitin 2013 kur ai shkroi: “Unë, siç e dini, mund ta pranoj atë me një tronditje të thellë. Por kurrë nuk u përpoqa t’i mbuloja këto gjëra.”

Por qëndrimi i Benediktit u refuzua nga avokatët në konferencën e tyre të shumëpritur për shtyp në Mynih.

Gjetjet e tyre përfaqësojnë një qortim të jashtëzakonshëm të ish-Papës, i njohur atëherë si Kardinali Joseph Ratzinger, i cili pason vite spekulimesh se sa shumë ai dinte.