BB VIP – Zinxhiri i shpëtimit hap herë pas here debate të forta brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. E kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme, ku këtë zinxhir e ka nisur Beatrix Ramosaj, pasi kishte kryer me sukses misionin e fshehtë nga “Vëllai i Madh”.
Në fund të këtij zinxhiri mbetën Einxhel dhe Dj Dagz, ku ky i fundit u zgjodh nga publiku për të dalë përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
E ky zinxhir është komentuar shumë, e madje ka hapur edhe debate mes Einxhel dhe disa prej banorëve aty.
Lidhur me komentet që po bëheshin në shtëpi për këtë zinxhir, Donaldi ka reaguar paksa i nervozuar kur Egzona është shprehur se priste që “Trixa të shpëtonte Dagz-in”.
Pjesë nga biseda:
Egzona: Nëse Trixa do kishte zgjedhur Dagz, unë do isha në nominim
Donaldi: Po Trixa para Dagz më ka mua njëherë, avash se ja fut kot. Si Trixa zgjedh Dagz-in. Ore të ka zgjedhur ty për shkak të situatës, hapni sytë ça bëni. Talleni, si Trixa zgjedh Dagz-in. Po të kërkon Einxhel llogari se pse nuk shpëtove Dagz?
Beatrix: Po
Donaldi: Po ti më ke mua, ça është kjo, i japin gojës kot
Beatrix: Unë e kam thënë aty brenda se do zgjedh gjithmonë Donaldin. Po ashtu i ra sonte.
Burimi: Gazeta Shqip