Bëhet nami në Top Channel/ Debat i fortë mes Fjoralba Ponarit dhe Arbana Osmanit

Moderatoret Fjoralba Ponari dhe Arbana Osmani kanë debatuar në mënyrë të ashpër në ambientet e Top Channel pas surprizës për Einxhel Shkirën.

Konkurrentja e ‘BBV’, gjatë javës që lamë pas mori një surprizë nga dy mikeshat e saj më të mira, Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca.

Por mikeshat e saj të ngushta, duket se kanë acaruar moderatoren e BBV, Arbana Osmani.

Arbana, e nxitur edhe nga veprimi i Elgit Dodës, që i pëshpëriti në vesh Donald Veshajt kur e takoi më herët gjatë spektaklit informacione nga jashtë, nuk u përmbajt kur Fjoralba i tha Einxhelit se duhet të shohë edhe lojën,  pavaresisht se me Dagz-in e pëlqen shumë.

Modertorja Fjoralba Ponari i dha një mesazh të koduar Einxhelit sesi po shihet lidhja e saj nga jashtë dhe që të mos ç’fokusohet nga objektivi se përse ka hyrë në Big Brother VIP.

Arbana është përplasur me Fjoralbën duke e akuzuar se ajo i dha informacion Einxhelit dhe se ka ndikuar në lojën e saj.

Nga ana tjetër Fjoralba e ka akuzuar produksionin duke i thënë se e kanë katranosur keq punën dhe se nuk janë aspak profesional e të denjë.