E rëndë! Ndërron jetë në spitalin e Elbasanit një fëmijë 3 vjeç

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit.

Sipas një njoftimi të bërë të ditur nga policia mësohet se një fëmijë i mitur 3-vjeçar ka mbërritur në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë për jetën.

Edhe pse me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor i mituri nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën disa orë më vonë.

Pas veprimeve të kryera nga ekspertiza mjeko-ligjore mësohet se i mituri humbi jetën si pasojë e pneumonisë bilaterale dhe ishte insufiçence respiratore akute, si dhe insufiçence kardiake.