BB VIP- Para disa ditësh banorja e re Xheisara, kishte rrëfyer historinë e saj të trishtë. Ajo teksa ka biseduar me banorët ka treguar historin e saj, Xheisara kishte treguar për bullizimet që i janë bërë sa i përket dëshirës së saj për tu bërë këngëtare.
Kjo gjë preku të gjithë dhe para pak çasteve ajo u surprizua nga nëna e saj, ku lotët shpërthyen në studio.
Xheisara kishte treguar se në moshën 18 vjeçare ishte larguar nga shtëpia e saj, për në Tiranë, ku ka kohë që ajo jeton vetëm. Nëna e saj i tha se gjithmonë do të jemë mbështetja jote më e madhe dhe se është krenare për të. Kujtojmë se Xheisara ishte e eleminuara e ditës së sotme nga Big Brother VIP.
Burimi: Gazeta Shqip