Ftesë në 5 – Beniada Nishani mori një propozim pune shumë të rëndësishëm gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Asaj iu bë ftesa që të jetë pjesë e emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channel.
Ndërkohë një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5” ishte e ftuar moderatorja Alesia Bami, e cila u pyet se sa e gatshme është të mirëpresë Beniadën në “Procesi Sportiv” ku bashkëprezanton me Edi Manushin.
Alesia tha se Beniadën e ka ndjekur në “Big Brother VIP” dhe i duket vajzë pozitive.
“Beniadën e kam ndjekur më shumë në Big Brother Vip, por e kemi pasur disa herë të ftuar edhe në “E Diell”. Më duket shumë pozitive dhe mendoj që do t’i duhet studios së Procesit Sportiv me atë energjinë pozitive që ka”, tha Alesia Bami.
Burimi: Gazeta Shqip