Bënë tatuazhin e përbashkët në trup, kush është ish i dashuri banakier i Beatrix Ramosajt

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka folur shpesh për historinë e dashurisë me banakierin.

Madje, këngëtarja e ka përmendur edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip, ku zbuloi se ishte lidhja e saj e parë e konsoliduar dhe mori fund për shkak të intrigave.

Ish-çifti përjetuan një romancë gati 3-vjeçare dhe dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, madje janë shfaqur së bashku edhe në spektaklin “Dancing With the Stars”.

Gjithashtu i kanë dedikuar edhe tatuazh dashurisë së tyre, “Forever” që në shqip përkthehet ‘përgjithmonë’ ishte tatuazhi që Elvi Cenolli dhe Beatrix Ramosaj shënuan në trupin e tyre.

Pas ndarjes këngëtarja deklaroi se e vlerësonte shumë ish-partnerin pasi e kishte mbështetur dhe motivuar shumë.

Kujtojmë se tashmë artistja është në një lidhje me Donald Veshajn brenda shtëpisë së Big Brother VIP.