“Më e fortë me apo pa Dagz?” Einxhel bën deklaratën e papritur: Ai nuk bie dakord…

BB VIP – Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë krijuar një lidhje dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Prej disa javësh ata kanë shprehur pëlqimin dhe ndjenjat për njëri-tjetrin.

Kujtojmë se në fillim të krijimit të romancës së tyre, moderatorja e njohur ka qenë skeptike për lidhjen, duke u shprehur se i druhej faktit që Arbëri mund ta penalizonte.

Kështu, gjatë qëndrimit në suitë, ku disa nga banorët po shijonin një mbrëmje meksikane, Iliri e pyeti Einxhel nëse është më e fortë me partnerin e saj në krah apo vetëm.

Pasi u mendua për disa çaste ajo tha se Dagzi nuk ka ndryshuar lojën e saj, por vetëm e ka bërë më të lumtur, edhe pse para disa javësh mendonte ndryshe.

“Unë lojën time e kam bërë njësoj, si me Dagzin si vetëm. E vetmja diferencë është që ai më bën të lumtur. Dagz vazhdon të mos jetë ‘partner në krim’ me mua. Ai nuk bie dakord për shumë qëndrime të miat, por fortësia ime në lojë nuk ka lidhje me këtë.

Momentin që kam bërë debat me Ilirin, nuk ka ndërhyrë. Dhe në momentin që Dagzi ka bërë debat me Ilirin, nuk i kam ndërhyrë. Këtë sigurisht që e vlerësoj.

Me një natyrë si puna ime, nuk ka nevojë të më ndërhyjë Dagzi të më mbrojë apo të më mbajë anën”, u shpreh moderatorja e njohur.

Burimi: Gazeta Shqip