Për fat të mirë, Christian Eriksen ka lënë pas problemet me zemrën teksa edhe pse ka të vendosur një defibrillator, danezi është i bindur të rikthehet në botën e futbollit.
Fantazisti është aktualisht duke u stërvitur me skuadrën e Chiasso në Zvicër në mënyrë që të rrisë performancën fizike, ndërsa për të ka interes nga Premier League.
Një kampionat të cilin Eriksen e njeh mirë pasi më parë është aktivizuar në radhët e Tottenham. Në fakt, Spurs janë përmendur si një nga alternativat e mundshme për 29-vjeçarin, megjithatë në listë një pretendent serioz është edhe Brentford. Së fundmi, rreth të ardhmes së Eriksen ka folur trajneri i Brentford, Thomas Frenk i cili e njeh mirë lojtarin duke qenë se e ka stërvitur për pak kohë te Danimarka U17.
“Shpresoj që Eriksen të rikthehet në futbollin elitar sepse kjo është dëshira e tij. Ai kërkon që të luaj për Danimarkën në Botëror, ky është një qëllim i madh dhe unë shpresoj që Eriksen t’ia dalë në këtë aspekt. Unë nuk shoh arsye pse Eriksen të mos e bëjë këtë, ai ishte ylli i skuadrës në Euro 2020.
Dua më të mirën për atë dhe familjen e tij. Kam punuar me Eriksen te Danimarka U17 dhe e kam parë të rritet nga një i ri te një nga më të mirët në botë. Tashmë, unë nuk dua të flas për merkaton, sepse pastaj nëse flas për Eriksen pse mos të flasë edhe për Messin apo Ronaldon./ Supersport