Drejt përfundimit blloku me 206 banesa në Kavajë, Rama: Financim 100% i qeverisë

Blloku i dytë i banesave në qytetin e Kavajës është drejt përfundimit dhe po bëhen gati për 206 familje të tjera të cilët mbetën pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shpërndarë fotot nga blloku i dytë i banesave që në Kavajë.

“MIRËMËNGJES me bllokun e dytë të banesave në Kavajë që po bëhen gati për 206 familje të tjera, me financim 100% nga qeveria shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.