Beniada e Big Brother VIP “eskortë” e Silvio Berlusconit

Beniada Nishani e cila është pjesë e Big Brother Vip jeton dhe punon si modele në Itali prej shumë vitesh.

Por shumë pak e dinë se Beniada ka pasur rol edhe në filma të njohur si ai “Loro”.

Beniada në këtë film luan rolin e një prej vajzave të shumta që rrinin me Berlusconin.

“Loro” është një film dramatik italian i vitit 2018 me regji të Paolo Sorrentino  dhe protagonist Toni Servillo.

Filmi flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit mediatik Silvio Berlusconi .

Berlusconi, i luajtur nga Toni Servillo, dominon të gjithë në film me kërkimin e tij energjik për pushtet dhe kënaqësi.

Notat satirike dhe skeptike në këtë simfoni të epshit dhe korrupsionit mbyten pas njëfarë kohe dhe magjepsja e pakëndshme shkrihet në një lloj frike të përzemërt, të rraskapitur.