Beatrix e bëri të shpërthejë në lot, reagon vëllai i Egzonës

BB VIP- Egzona Rafuna është një nga banoret më të reja brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.

Moderatorja e njohur ka pasur disa momente mjaft të vështira, edhe pse ka vetëm pak ditë brenda asaj shtëpie. Beatrix ishte në një mision të fshehtë nga “Vëllai i Madh” dhe vendosi që në qendër të vëmendjes të kishte Egzonën.

Këngëtarja bëri akuza të forta kundër saj në lidhje me Donaldin, i cili më pas edhe ai u përfshi në misionin sekret. Në momentin që “Vëllai i Madh” u tha që të tregonin se e gjitha ishte një lojë, Egzona shpërtheu në lot.

Lidhur me këtë situatë mjaft të vështirë për moderatoren, ka reaguar vëllai i saj përmes një postimi në “Instastory”. Ai ka postuar një fotografi me të motrën, ku bashkëngjitur me të shkruan:

“Bëhu e fortë motrushi jem”.

Burimi: Gazeta Shqip