Bardhi publikon foton e Berishës me Enver Hoxhën: Çfarë shëmtie!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka disa foto të ish-kryeministrit Sali Berisha me diktatorin Enver Hoxhën.

Ai e ka quajtur turp dhe shëmti gjestin e të rinjve që hodhën vezë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa ai po mbërrinte në takimin me gratë demokrate.

Sipas Bardhit, Berisha është një model i vjetëruar i Enver Hoxhës, duke theksuar se e shkuara duhet lënë pas.

“Çfarë shëmtije, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë. Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit”, shkruan Bardhi.