Atentat me armë administratorit të shkollës “Willson”

Lulëzim Masha, administratori i shkollës “Willson” i ka shpëtuar njê atentati me armë mesditën e sotme tek nënkalimi i Liqenit të Thatë në Tiranë.

Një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip Benz që po drejtohej nga 63-vjeçari.

Burimet thonë se pasi ka qëlluar me armë autori është larguar nga vendngjarja në këmbë, ndërsa 63-vjeçari ka shpëtuar mrekullisht nga të shtënat me armë.

Ndërkaq, policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit, ndërsa janë sekuestruar çdo provë e mundshme materiale.