Vëllezërit Lleshi së fundmi kanë publikuar një këngë kushtuar spektaklit më të ndjekur aktualisht, Big Brother Vip.
Me tone humoristike ata kanë përmendur gjatë këngës disa prej personazheve brenda shtëpisë, si Donaldi, Arjola, Beatriksa, shoqëruar edhe me momente gazmore të tyre brenda shtëpisë.
“Një mijë halle me pas shpia gruja vrap tek kojshia. Kur fillon Big Brother Vip s’ka kollit as nuk ka grip. Si që ditë, si që natë me ba lojë me ba gallatë. Ky milet ja ka marrë dorën, fikson ditën edhe orën, i harrojnë hallet tona veç me pa kur del Arbana. E ku ka më të bukur lojë, me tesha holla me mbulu tri katër njolla”, thuhet në një pjesë të këngës.