Presidenti Erdogan nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit”

Presidenti turk, Regep Tajip Erdogan u shpall “Qytetar Nderi i Kurbinit”.

Kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara tha se ky titull iu akordua Erdogan me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë nga qeveria e tij në ‘ditët më të vështira’.

“Këshilli Bashkiak akordon titullin më të lartë që një bashki jep, Qytetar Nderi i Kurbinit’. Me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën në ditët më të vështira për Kurbinin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në procesin e rindërtimit”, tha ajo.

Pas vizitës në Laç, aty ku është finalizuar projekti madhor i rindërtimit të lagjes se re me 524 apartamente, financim i qeverisë turke, kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan do të zhvillojnë një takim mes tyre, në Kryeministri, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

Në vijim, dy personalitetet do të marrin pjesë në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, objekt i rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore.

Në përfundim të vizitës, Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një fjalë, në një seancë të posaçme parlamentare.