Humbi 7 familjarë në tërmetin e 26 nëntorit, Evi Reçi “shpërthen” në lot: Nuk kam folur prej shumë kohësh…

Teksa mori qindra jetë qytetarësh shqiptarë, tërmeti i 26 nëntorit ishte fatal edhe për familjen e këngëtares së njohur Evi Reçi.

Më herët është bërë publike se familja e xhaxhait të këngëtares u shua, gjithashtu dhe mikja e saj e fëmijërisë së bashku me familjen e saj.

E ftuar ne #Expuls RTV Ora përballë gazetarit Ronaldo Sharka, Evi Reçi u bë pjesë e rubrikës me të re: “N’kujtime”, ku personazhet e njohur të artit dhe politikës do rrëfejnë jetën e tyre nëpërmjet 10 fotove, pa shumë pyetje.

Një prej fotove të cilave u paraqit ishte dhe ajo e Evit me kushërirën e saj Kristin, e cila fatkeqësisht humbi jetën në tërmet. Mes lotësh Evi rrëfeu që edhe pse ditët kalojnë dhimbja është e freskët dhe e madhe.

“Kjo është Kristi, kushërira ime e cila nuk jeton më. Është moment shume delikat… është njëra prej anëtarëve të familjes qe humbën jetën nga tërmeti i 26-nëntorit. Shumë njerëz kanë qenë pranë meje kur doli lajmi për lidhjen familjare që kisha. Kristi këtu është shumë e vogël, vinte shpesh në Greqi për t’më takuar. Kam shumë kujtime të bukura.

Kisha shumë kohë pa e parë. Nuk kam folur për tërmetin prej shumë kohësh, e kujtoj si një ëndërr të keqe…. Kuptova rëndësinë e jetës, kuptova që njerëzit nuk janë përgjithmonë, kuptova qe mund të ikin shumë të rinj njerëzit”, u shpreh ajo ndër të tjera ku lotët e ndalonin shpesh herë të fliste.

Burimi: Gazeta Shqip