“E kam frikë këtë taxhumanin”, batuta e Ramës me përkthyesin e Presidentit turk

Kryeminsitri Edi Rama, në fjalën e tij, gjatë takimit me Presidentin turk Recep Tayip Erdogan, kujtoi momentin kur e takoi për herë Erdogan, që atë kohë ishte kryeministër i Turqisë.

Sot dua të tregoj një episod që nuk kam për ta harruar kurrë nga takimi im i parë me Presidentin i cili në atë kohë ishte kryeministër i Turqisë. Isha i ndrojtur sepse e njihja vetëm nga televizori dhe ju e dini që nga televizori nuk duket aq i buzëqeshur. Me thënë të drejtën, kur u takuam dhe ishim ulur ballë për ballë më shikonte por nuk buzëqeshte. Unë akoma nuk isha bërë kryeministër dhe më thotë: Dëgjo, Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk. Unë dëshiroj që ti të jesh vëllai im. Por unë do të të them vëlla kur ti si kryeministër të meritosh respektin e popullit tënd. Unë jam krenar ta quaj veten mik i Presidentit Erdogan”, tha Rama.

Rama vijoi me batutat e tij dhe tha se ka frikë nga përkthyesi turk i cili i i transmetonte mesazhin presidentit Erdogan.

E kam frikë këtë taxhumanin (përkthyesin) se nuk di si mi kthen fjalët në turqisht, por nuk kam rrugë tjetër, duhet t’i besoj se unë jam në një moshë shumë të thyer për të mësuar turqisht“.

Pas vizitës në Laç, aty ku është finalizuar projekti madhor i rindërtimit të lagjes se re me 524 apartamente, financim i qeverisë turke, kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan do të zhvillojnë një takim mes tyre, në Kryeministri, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

Në vijim, dy personalitetet do të marrin pjesë në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, objekt i rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore.

Në përfundim të vizitës, Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një fjalë, në një seancë të posaçme parlamentare.