Xheisara është një nga banoret e reja të “Big Brother VIP Albania”, që është komentuar për një sërë ndodhish në shtëpi.
Ndërsa, së fundi, mes flokësh ajo ka treguar historinë e dhimbshme të jetës së saj.
Konkurrentja ka rrëfyer se nuk flet me një pjesë të familjes së saj, sepse kur është bërë këngëtare, ata nuk e kanë pranuar këtë vendim. Xheisara tha se ata donin ta fejonin në moshë të vogël dhe ky fakt e ka detyruar të largohet nga shtëpia:
“Nuk flas me shumë njerëz në shtëpi. Nuk flas seps kur jam bë këngëtare më kanë hedhur në rrugë. Më kanë hedh se kanë dash të më fejojnë që të vogël. Unë nuk jam fejuar. Kami ik 17 vjeç nga shtëpia. Edhe kam fjet 20 ditë rrugëve në Tiranë. Edhe mamit i thoja jam shumë mirë. Edhe kam 9 vite që jetoj vetëm. 9 vite që nuk kam patur asnjë njeri, a kam bukë apo nuk kam bukë“.