Veprimet skandaloze të tifozëve në ndeshjen Tirana-Vllaznia, përballë inspektorëve të UEFA-s!

Ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Vllaznisë duhej të ishte një test para syve të inspektorëve të UEFA-s për finalen e Ligës së Konferencës.

Por, edhe një herë stadiumi “Air Albania” u bë vendi i skenave të shëmtuata Në pushimin e ndeshjes, tifozët e Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje. Më pas, lëndën e dëmshme ia kanë drejtuar tifozëve të Vllaznisë, ndërsa këta të fundit kanë thyer stolat dhe kanë goditur palën tjetër.

Policia rrethoi tribunën e tifozëve të Vllaznisë dhe shoqëroi disa prej tyre.