Shqiptari më i urryer në botë urdhërohet të kthejë 64 milionë dollarë

epa06051888 Martin Shkreli, former chief executive of Turing Pharmaceuticals, leaves the United States Federal courthouse in Brooklyn, New York, USA, 26 June 2017. Shkreli is in court for the first day of his trial in a scheme alleged to defrauded potential investors of his former drug company Retrophin Inc. EPA/ANDREW GOMBERT

Gjykata federale urdhëroi Martin Shkrelin të kthejë 64.6 milionë dollarë fitime që ai dhe kompania e tij kishin siguruar nga rritja e çmimit të ilaçit Daraprim duke ia ndauar atij përgjithmonë të marrë pjesë në industrinë farmaceutike.

Vendimi i gjykatëses Denise Cote erdhi disa javë pas një procesi gjyqësor shtatë ditor në dhjetor.

Komisioni Federal i Tregtisë dhe shtatë shtete ngritën padi ndaj Shkrelit në vitin 2020.

Shkreli ishte shef ekzekutiv i kompanisë Turing Pharmaceuticals, që më pas u quajt Vyer, kur ajo rriti çmimin e ilaçit Daraprim, i cili trajton një infeksion të rrallë parazitar që prek gratë shtatzëna, pacientët me kancer dhe pacientët me SIDA.

Ai dhe kompania e rritën çmimin 5 mijë për qind, ose 750 dollarë për pilulë. Shkreli i mbrojti veprimet e tij duke thënë se ishte në përputhje me rregullat e kapitalizmit dhe tha se sigurimet dhe programet e tjera bëjnë të mundur që njerëzit që kanë nevojë për Daraprim të mund ta sigurojnë atë.

Por veprimet e tij ngjallën indinjatë duke filluar që nga qendrat mjekësore deri tek kandidatët për president në vitin 2016, Hillary Clinton dhe Donald Trump.