Moderatorja Bora Zemani dhe reperi Noizy janë dy nga artistët më të komentuar të momentit, ndërkohë që së fundi është aluduar për një romancë me tyre.
Në ditëlindjen e mikes së Borës, në një ditë kur dhe vetë Bora kishte ditëlindjen, ra në sy afrimiteti mes kësaj të fundit dhe këngëtarit.
Në portale ka qarkulluar lajmi se ka diçka mes dyshes, pasi në internet u shpërnda një video ku Noizy i buzëqesh Bora Zemanit.
Gjatë një interviste në emisionin “Why Not”, Noizy u shpreh se Borën e ka shoqe dhe se nuk ka asgjë më shumë mes tyre.
“Është thjesht një shoqe. Nuk e dija që ishte edhe ditëlindja e Borës. Festa që u komentua ishte ditëlindja e shoqes së Borës, Elona Balaj. Borën e kam shoqe, asgjë më shumë“, u shpreh reperi.