Ana dhe Erioni thanë se puntata e sotme nuk ndikon aspak në emision, pas përplasjeve të ashpra me Mikelën dhe gjithë lëmshin që krijuan.
Ndërsa Ana e ftoi që të kërcenin të dy bashkë dhe Erioni e pranoi me kënaqësi, kjo u pa si provokim nga ana e opinioninistit, Arian Konomit.
Teksa kërcenin pranë njëri-tjetrit, Mikela nuk ngrinte sytë, ndërsa u pa edhe pak e përlotur.
Në përballjen me Erionin, Mikela e akuzoi se e ka përdorur ndërsa ai u shpreh se nuk do të heqë dorë prej saj pavarësisht afrimitetit me Anën dhe se është në dilemë për të dyja vajzat.