Efi është një nga konkurrentet më simpatike të “Për’puthen”.
Ajo ka zhvilluar disa takime në emision dhe duket se disa prej janë gati “të luftojnë” për të. Bruno, Samiu, Aldisi, por dhe Mavlani që është rikthyer në “Për’puthen” kanë shprehur vendosmëri për të bërë për veten Efin.
Gjatë pjesëmarrjes në program, Efi është komentuar nëse ka bërë ndërhyrje në fytyrë. Sot në një “live” në Instagram ajo pohoi se ka botox dhe filler, por jo operacione plastike. Disa prej ndjekësve i thoshin se ka bërë hundën gjë që Efi e mohoi, pasi sipas saj po ta kishte bërë do e kishte të vogël hundën.
Por “Vipat e Bllokut” ka hedhur një foto të konkurrentes ku duket ndryshimi i hundës.