Formati “Big Brother VIP” është kthyer në reality shoë më të ndjekur të momentit për shkak se banorët e shtëpisë janë personazhe publikë.
Ndërsa ka mbetur edhe një muaj nga finalja e madhe, ende mbetet e paqartë nëse shtëpisë më të famshme në Shqipëri do t’i bashkohen banorë të rinj.
Ermal Mamaqi ka bërë një postim duke ka ngritur dyshimet se ai mund të bëhet pjesë e këtij ‘reality show’.
Përkrah një fotografie me moderatoren Arbana Osmani, të realizuar në ditëlindjen e Bora Zemanit, ai ka shkruar, “Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë.”
Ndërsa Arbana i është përgjigjur me një postim tjetër ku shkruan: “Vitin tjetër”.
Burimi: Top Channel