Mes Ilirit, Arbrit dhe Eltjonit që ishin në nominim, ky i fundit u eliminua pas votave të publikut.
10 ditët e qëndrimit të balerinit në shtëpinë e “Big Brother VIP” u karakterizuan nga debate të forta me Ilirin, për një hatërmbetje të 11 viteve më parë, kur Eltjoni që merrte pjesë në një konkurs baleti, nuk u zgjodh nga Iliri, që ishte në juri.
Banorët e takuan artistin dhe e shoqëruan te dera, ndërsa ra në sy veprimi i Ilirit, që as u ngrit nga divani për ta përshëndetur konkurrentin e eliminuar.